Insajderi
Lajme

Temperaturat deri në -10 gradë, parashikimi i motit për sot

Insajderi
11 January 2026 - 08:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Temperaturat deri në -10 gradë, parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ulje progresive të temperaturave dhe reshje lokale kryesisht të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme progresive sidomos pasdite dhe në mbrëmje.

Temperatura maksimale paradite mund të mbese 1 gradë Celsius, kurse pasdite dhe në mbrëmje ato pritet të zbresin deri në -10 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë mot me erëra të ftohta veriore, ulje të temperaturave, por priten intervale kohore me diell dhe vende-vende me reshje kryesisht të pakta bore. Acari  fortë në mbrëmje.

E Hëna do të jetë ditë e akullt sepse temperaturat nuk do kalojnë në “plus”, përpos disa zonave mesdhetare të Shqipërisë. Njëkohësisht do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale me pak gjasa për ndonjë fjollë sporadike bore.

E Marta sjellë acar të fuqishëm në mëngjes, kurse gjatë dites temperaturat dalin në “plus”. Nga e mërkura më butë./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark