Insajderi
Lajme

Dy këmbësore goditen nga një veturë në Prishtinë

Insajderi
11 January 2026 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy këmbësore goditen nga një veturë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa po kalonin rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 17:00. Sipas Policisë së Kosovës, viktimat, femra kosovare, janë goditur nga një veturë që drejtohej nga një mashkull kosovar.

Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark