Insajderi
Lajme

Vozitje e rrezikshme tek semaforat e konvikteve në Prishtinë, policia e gjen dhe e gjobit shoferin

Insajderi
11 January 2026 - 17:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vozitje e rrezikshme tek semaforat e konvikteve në Prishtinë, policia e gjen dhe e gjobit shoferin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit të Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në rrugët e Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime të cilat kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

“Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark