Insajderi
Lajme

“Kur i lexon deklaratat e Abdixhikut, e kupton pse LDK ka rënë në 13%”

Insajderi
11 January 2026 - 19:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur i lexon deklaratat e Abdixhikut, e kupton pse LDK ka rënë në 13%”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka reaguar lidhur me deklaratat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut.

Kryeziu ka thënë se duke parë deklaratat e fundit të Abdixhikut, mund të kuptohet pse LDK ka rënë në 13 për qind, shkruan Insajderi.

“I lexova disa deklarata të kryetarit të LDK-së këto ditët e fundit. Kur i lexon këto deklarata, shumë lehtë e kupton pse LDK-ja ka rënë në 13%”, ka thënë ai.

Abdixhiku së fundmi ka filluar të sulmojë mediat, njësoj sikurse kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Disa e kanë interpretuar këtë si kopjim i metodës së Kurtit për t’u ngritur në pushtet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark