Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka thirrur një mbledhje urgjente, e cila do të mbahet sonte, më 11 janar 2026, duke filluar nga ora 21:30.
Mbledhja është thirrur nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Naser Muja, pas kërkesës së Kryetarit të Komunës. Kjo do të jetë seanca e dytë me radhë e Kuvendit Komunal.
Sipas dokumentit zyrtar, janë dy pika kryesore që do të shqyrtohen në këtë mbledhje nate:
Betimi i anëtarit të Kuvendit, z. Arian Tahiri.
Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Siç raportojnë mediat lokale në Mitrovicë, mbledhja ka qenë e paraparë të mbahet nesër por është thirrur sot për shkak se “afati ligjor është llogaritur gabim”. /Insajderi.org/
