Insajderi
Lajme

Arrestohen dy të rinj në veri të Mitrovicës, dyshohen për vjedhje të rëndë

Insajderi
11 January 2026 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy të rinj në veri të Mitrovicës, dyshohen për vjedhje të rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar, M.S., rreth 18-vjeçar dhe D.R. rreth 17 vjeçar, të dyshuar për vjedhje të rëndë në një objekt fetar në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 janar 2026 rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informacion se persona të panjohur kishin depërtuar në një objekt fetar në rrugën “Qeta e Minatorëve”, ku kishin vjedhur një shumë parash në vlerë rreth 125 euro.

“Sot, më datë 11.01.2026, falë bashkpunimit me qytetar dhe veprimeve operative-hetimore te njësive policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri janë arrestuar dy persona si dyshuar ne lidhje me rastin. Arrestimi është kryer në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe veprimeve operative-hetimore të njësive policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë e Veriut, sot më 11 janar 2026 janë arrestuar dy persona të dyshuar. Arrestimi është kryer në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicë të Veriutm njofton policia.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark