Insajderi
Insporti

Barcelona shpallet fituese e Superkupës së Spanjës, e mposht për herë të dytë radhazi Real Madridin

Insajderi
11 January 2026 - 22:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona shpallet fituese e Superkupës së Spanjës, e mposht për herë të dytë radhazi Real Madridin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona zyrtarisht është shpallur fituese e Superkupës së Spanjës.

Blaugranët arritën që në këtë finale me mjaft emocione ta kapitalizojnë momentin në pjesën e dytë, ku goli i Raphinhas ishte vendimtar për fitoren e Barçës.

Si fillim, goli i parë u shënua nga Raphinha, e më pas u barazua nga Vinicius Jr.

Në minuta shtesë të pjesës së parë shënoi Robert Lewandowski, teksa shumë nuk vonoi dhe barazoi për 2-2 Gonzalo Garcia.

Në pjesën e dytë shënoi golin e vetëm të asaj pjese braziliani Raphinha, që përcaktoi fitoren e blaugranasve.

Në minuta shtesë të minutës së dytë me karton të kuq u ndëshkua Frenkie de Jong, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër në Kylian Mbappen. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark