Insajderi
Sport

Allegri: Duhet të rritemi si skuadër dhe të gjejmë vazhdimësi

Insajderi
12 January 2026 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Allegri: Duhet të rritemi si skuadër dhe të gjejmë vazhdimësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Massimiliano Allegri kërkon kthesën. Pas barazimit 1-1 të Milanit, trajneri kuqezi analizoi momentin e skuadrës dhe objektivin kryesor të sezonit, kualifikimin në Champions.

“Për të arritur Championsin na mungojnë ende 34-36 pikë, ndaj duhet të rikthehemi te fitoret”, deklaroi Allegri.

Tekniku theksoi se skuadra ka pësuar shumë ndryshime që nga fillimi i sezonit dhe se procesi i ndërtimit kërkon kohë. “Kemi ndryshuar më shumë se gjysmën e formacionit, kemi nisur mirë, por tani duhet të rrisim nivelin dhe të jemi më konkretë”, shtoi ai.

Sipas Allegrit, problemi kryesor mbetet menaxhimi i ndeshjeve pas avantazhit.

Trajneri foli edhe për individët, duke vlerësuar kontributin e disa lojtarëve dhe duke nënvizuar se disa të tjerë kanë ende nevojë për kohë për t’u përshtatur me futbollin italian.

“Duhet të rritemi si skuadër dhe të gjejmë vazhdimësi”, përfundoi Allegri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark