Insajderi
Lajme

Ferizaj: I moshuari gjen para në rrugë, i dorëzon në polici

Insajderi
12 January 2026 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj: I moshuari gjen para në rrugë, i dorëzon në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më datë 12.01.2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Cakolli, i moshës 61 vjeç, i cili ka dorëzuar një shumë të caktuar të parave, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

“Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar “Shënim zyrtar”. Paratë ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj. 

Ftojmë qytetarin- pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave, të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark