Insajderi
Sport

Edhe 41 gola drejt numrit magjik – Ronaldo shënon, por Al Nassr humb derbin

Insajderi
12 January 2026 - 22:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe 41 gola drejt numrit magjik – Ronaldo shënon, por Al Nassr humb derbin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol ndaj Al Hilalit në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës Profesionale Saudite, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij legjendare.

Ylli portugez hapi rezultatin në minutën e 42-të, pasi finalizoi një aksion të ndërtuar bukur nga ekipi i tij, me Kingsley Coman që asistoi për golin parë.

Ky realizim i dha Al Nassr epërsinë në një nga përballjet më të shumëpritura të sezonit në Arabinë Saudite.

Por loja në pjesën e dytë ndryshojë, me Al Hilal që shënoi tri herë, me Al Daësarin, Kannon dhe Ruben Neves, për fitoren e kampionit në fuqi, që përforcojnë vendin e parë me 38 pikë, ndërsa Al Nassr mbetet në vendin e dytë me 31 pikë.

Ky gol ishte i 959-ti në karrierën profesionale të Ronaldos, duke dëshmuar edhe një herë jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit.

Nga ky total, 817 gola i ka shënuar në nivel klubesh, ndërsa 142 gola me fanellën e Kombëtares së Portugalisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark