Insajderi
Show

“Ose me Limin, ose vetëm!” – Alba habit banorët me deklaratën e fortë dashurie

Insajderi
13 January 2026 - 09:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ose me Limin, ose vetëm!” – Alba habit banorët me deklaratën e fortë dashurie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndonëse rrugëtimi në një format të tillë shpesh sjell njohje të reja, Alba ka bërë të qartë se zemra e saj i përket vetëm një personi: Limit. Ajo u shpreh e vendosur se nuk ka interes për asnjë mashkull tjetër, duke e cilësuar lidhjen e saj si unike.

“Vetëm një dashuri kam në jetë, dhe ai është Limi. Nuk dua të njoh asnjë mashkull tjetër. Nëse jo me Limin, atëherë nuk dua të jem me askënd tjetër. Më mirë vetëm se me dikë që nuk e dua,” deklaroi ajo prerë.

Eksploziviteti i kësaj deklarate nxiti menjëherë reagimin e Labit. Ky i fundit u përpoq t’i mbushë mendjen Albës se jeta është e gjatë dhe se nuk duhet të mbyllë dyert e së ardhmes.

Alba: “Limi është ekstrem shumë i mirë.”

Labi: “Kjo që thua është e gabuar. Ti mund të gjesh dikë tjetër në të ardhmen, jeta vazhdon.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark