Insajderi
Show

Pas puthjes, Lim Hoti dhe Dolce në momente intime në BBVK

Insajderi
13 January 2026 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas puthjes, Lim Hoti dhe Dolce në momente intime në BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një rrjedhë të re dhe mjaft pasionante vetëm pak ditë pas hyrjes së banorit të ri, Lim hoti.

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka qenë kryefjala e dy ditëve të fundit, duke kulmuar pas spektaklit të së hënës me një moment që tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Pas afrimitetit fizik, kërcimeve të përbashkëta dhe bisedave kokë më kokë, dyshja ka thyer akullin përfundimisht.

Kamerat kanë kapur momentin kur ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke konfirmuar kiminë e lindur mes tyre.

@bigbrotherkosova “Ti kastile erdhe për mua” – Moment i afërt mes Limit dhe Dolces.#BBVK ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova

Kjo romancë e re vjen në një moment delikat, pasi Limi ka deklaruar se historia e tij me banoren tjetër, Alba Pollozhanin, ka përfunduar prej muajsh.

Megjithatë, Alba e ka mohuar këtë shkëputje drastike, duke u shprehur se komunikimi mes tyre ka vazhduar deri vonë.

Mbetet për t’u parë se si do ta presë Alba këtë zhvillim të shpejtë dhe nëse puthja mes Dolces dhe Limit është fillimi i një lidhjeje të qëndrueshme apo një shkëndijë momentale që do të ndezë debate të forta në shtëpi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark