Insajderi
Lajme

Theret me thikë një i mitur në Gjakovë – niset për në QKUK

Insajderi
13 January 2026 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Theret me thikë një i mitur në Gjakovë – niset për në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjakovës, ku një përleshje fizike mes disa të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën “Beqir Kastrati”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi teksa shtoi se në përleshje janë përfshirë disa persona të moshës së mitur, ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

“Si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka marr trajtim mjekësorë fillimisht në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshem”, tha ajo.

Krasniqi tha se viktima është intervistuar në prani të prindit ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark