Insajderi
Lajme

Mbyllet ura në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë

Insajderi
13 January 2026 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet ura në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Drenasit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të urës në segmentin e rrugës Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, përkatësisht në afërsi të varrezave të qytetit të Drenasit.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura ka pësuar dëmtime serioze dhe aktualisht paraqet rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Për arsye sigurie, qarkullimi mbi këtë urë është ndaluar përkohësisht deri në një njoftim të radhës.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark