Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
14 January 2026 - 07:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kushte atmosferike më stabile ditëve të ardhshme, do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell ditën e mërkurë.  Pranë luginave të lumenjëve, orëve të mëngjesit mund të formohet mjegullë, por që parashihet të largohet deri nga mesdita.  Temperatura minimale zbret deri në -5C e -3C, derisa maksimalja gjatë ditës shkon deri në 6C e 9C.  Dominojnë qetësitë, e dtinë frynë erë e lehtë perëndimore e veriperëndimore, 1-2m/s.

Më shumë diell parashihet për ditën e enjtë, derisa ditën e premtë kalojnë edhe vransira.  Ultësirave mjegulla që formohet gjatë natës dhe orëve të mëngjesit ka gjasa të qëndrojë më gjatë, edhe orëve të pasdites.  Temperaturat minimale kryesisht në vlera negative, -3C deri 0C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 7C e 8C.  Vendeve të mbuluara me mjegull mbesin më të ulëta, ndoshta pa kaluar mbi vlera të 0C.  Kryesisht dominojnë qetësitë.

Në fundjavë paraqiten më shumë vransira, e përreth viseve malore mund të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja e verilindja 3-7m/s.  Temperaturat minimale zbresin në -2C e 0C, ndërkohë që temperaturat maksimale pësojnë rënie graduale në 6C e 4C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark