Insajderi
Botë

Irani pritet ta ekzekutojë sot një protestues 26-vjeçar

Insajderi
14 January 2026 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani pritet ta ekzekutojë sot një protestues 26-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i afërm i protestuesit iranian, Erfan Soltani, i cili u ndalua nga autoritetet iraniane javën e kaluar, thotë se ai pritet të ekzekutohet të mërkurën.

Raportet tregojnë se Soltanit, 26 vjeç, i është dhënë dënimi me vdekje, pasi dyshohet se është përfshirë në protesta pranë kryeqytetit iranian, Teheranit.

Një i afërm i ka thënë BBC-së se Soltani është arrestuar të enjten, ditën kur protestat në Iran arritën kulmin.

“Në një proces jashtëzakonisht të shpejtë, brenda vetëm dy ditësh, gjykata lëshoi një dënim me vdekje”, ka thënë i afërmi, duke shtuar se familjes iu tha se ai do të ekzekutohej të mërkurën, më 14 janar.

Awyar Shekhi, nga Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ekipet e saj “nuk kanë parë kurrë një çështje të lëvizë kaq shpejt” si në rastin e Soltanit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark