Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës njofton: Janë gjetur disa tabela automjetesh te “Prishtina Mall”, ftohen qytetarët t’i marrin

Insajderi
14 January 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës njofton: Janë gjetur disa tabela automjetesh te “Prishtina Mall”, ftohen qytetarët t’i marrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë humbur targat e automjeteve të tyre gjatë vërshimeve në aksin rrugor Prishtinë – Ferizaj, që të paraqiten në stacionin përkatës për t’i tërhequr ato.

Pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve që përfshinë zonën në afërsi të qendrës tregtare “Prishtina Mall”, janë gjetur disa tabela të automjeteve të cilat kanë rënë si pasojë e ujit.

“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark