Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet S.R., i dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari S.R. është ndaluar për veprat penale: Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dyshuarin S.R. në Zveçan, shkruan Insajderi.
“Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale. Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka publikuar pamje nga momenti i aksionit:


