Insajderi
Show

Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba

Insajderi
14 January 2026 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas eliminimit të Edit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, dinamika mes banorëve ka marrë një tjetër kthesë. Zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas rikthimit të Limit në shtëpinë më të famshme në vend.

Me hyrjen e Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjelljen e saj, duke iu afruar menjëherë dhe duke shfaqur veprime të hapura afrimiteti. Këto gjeste “dashurie” nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi kanë lënduar Albën, e cila më herët kishte qenë në një lidhje me Limin.

Ndërkohë, nga jashtë shtëpisë, Edi duket se nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre zhvillimeve. Ai ka thumbuar Dolcen përmes një reagimi, duke e quajtur atë “mendjelehtë”. Po ashtu, Edi ka zgjedhur të shprehë hapur mbështetjen e tij për Albën, duke publikuar një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark