Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë ka lëshuar një thirrje publike për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Kërkesa për ndihmë është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente, pas publikimit të fotografive të siguruara gjatë procesit hetimor.
“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen apo identitetin e personit që shihet në fotografi, të njoftojnë menjëherë autoritetet”.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”