Insajderi
Botë

Katër astronautë mbërrijnë në Tokë

Insajderi
15 January 2026 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër astronautë mbërrijnë në Tokë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kapsula me 4 astronautë u kthye me sukses në tokë. Ata janë të parët astronautë në historinë e udhëtimeve hapësinore që kthehen me urgjencë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor për arsye shëndetësore.

Agjencia hapësinore amerikane NASA nuk jep detaje se cili prej tyre është sëmurë dhe nga çfarë vuan. Megjithatë u konfirmua se kapiteni i NASA-s Mike Fincke, amerikania Zena Cardman, japonezi Kimiya Yui dhe rusi Oleg Platonov janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Evakuimi nisi pasi një ecje në hapësirë u anulua javën e kaluar për shkak të krizës shëndetësore. Ky incident ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë mjekësore në misionet afatgjata 6-mujore, pasi në stacion nuk ka mjekë profesionistë, por vetëm pajisje bazë për raste emergjente.

Kontrolli i stacionit i është dorëzuar tashmë një ekuipazhi të reduktuar prej vetëm tre personash, të cilët do të vijojnë kërkimet shkencore deri në arritjen e zëvendësuesve në shkurt. Ekspertët theksojnë se me rritjen e turizmit hapësinor, prania e mjekëve në bord do të bëhet së shpejti një domosdoshmëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark