Insajderi
Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi dokumente për regjistrimin e një automjeti

Insajderi
15 January 2026 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi dokumente për regjistrimin e një automjeti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar sot në Podujevë një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

A.B. dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka  falsisfikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

“Sot në Podujevë  nga zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka  falsisfikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti. Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark