Insajderi
Lajme

Haziri: Nuk e kam votuar Abdixhikun për kryetar, por ia zgjata dorën

Insajderi
15 January 2026 - 23:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haziri: Nuk e kam votuar Abdixhikun për kryetar, por ia zgjata dorën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë një deklaratë të hapur lidhur me proceset e brendshme zgjedhore në parti dhe raportin e tij me kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Haziri ka kujtuar kohën e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku ai ishte rival i drejtpërdrejtë i Abdixhikut për postin e të parit të partisë.

Ai sqaroi se, për shkak të garës, vota e tij nuk shkoi për fituesin, por theksoi se kjo nuk ka penguar bashkëpunimin e tyre të ngushtë.

“Unë jam nënkryetar i LDK-së dhe kam qenë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut. Rrjedhimisht unë s’kam votuar për Lumir Abdixhikun në atë Kuvend. Dallimi me vota s’ka qenë i madh, por ia kemi zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe asnjëherë nuk i kemi shfaqur dallimet që kemi!” u shpreh Haziri në Dukagjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark