Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se sot, rreth orës 18:40, Njësia A3 është ndalur përkohësisht nga operimi.
“Ka vepruar releja mekanike e Buchholz-it të bllok-transformatorit energjetik 15.75/220 kV, 240 MVA, si pasojë e së cilës Njësia A3 është ndalur përkohësisht nga operimi, në përputhje me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike”, thuhet në njoftim,
KEK tha se aktualisht po operon me katër (4) njësi gjeneruese
“KEK sh.a. informon se operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar, pasi aktualisht po operon me katër (4) njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar. Njësia e pestë aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative”.