Insajderi
Lajme

Gjendet 17-vjeçari i zhdukur nga 2 janari, policia jep detaje

Insajderi
16 January 2026 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet 17-vjeçari i zhdukur nga 2 janari, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark