Insajderi
Lajme

A do të ketë rinumërim të plotë në të gjithë Kosovën? Deklarohen nga KQZ

Insajderi
18 January 2026 - 18:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të ketë rinumërim të plotë në të gjithë Kosovën? Deklarohen nga KQZ
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se deri në këtë moment ky institucion vazhdon të qëndrojë pas vendimit, që në rinumërim të plotë të shkojnë 10 komuna dhe 28 të tjera 10% të votave të tyre.

Përkundër raportimeve për një mundësi që të ketë rinumërim të plotë në mbarë Kosovën, Elezi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se deri më tani KQZ s’ka marrë ndonjë vendim tjetër.

“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, deklaroi Elezi.

Mediumi Klan Kosova ka raportuar me burime përbrenda QNR-së që e gjithë Kosova mund të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, tashmë ka nisur të rritet kapaciteti operacional në këtë qendër, ku do të shtohen 12 tavolina. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark