Insajderi
Lajme

Abdixhiku pretendon se Paris Gurit iu vodhën votat përbrenda LDK’së: Duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë

Insajderi
18 January 2026 - 19:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pretendon se Paris Gurit iu vodhën votat përbrenda LDK’së: Duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pretenduar se kandidatit për deputet nga radhët e këtij subjekti politik, Paris Gurit, iu është tjetërsuar vota.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo po bëhet nga ata “që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot”, duke aluduar në njerëz përbrenda partisë së tij, shkruan Insajderi.

“Prandaj, pasoja do të ketë.  Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë Kosovën.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark