Insajderi
Lajme

Berisha për Abdixhikun: Mirë do të ishte me ndalë gojën

Insajderi
18 January 2026 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha për Abdixhikun: Mirë do të ishte me ndalë gojën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, për të cilin pretendon se po bën një ndarje të këtij subjekti politik mes “të rinjtë” dhe “të vjetrit”.

Berisha ka kujtuar se para dy ditësh Abdixhiku përmendi dorëheqjen, teksa sot, siç u shpreh ai, po paralajmëron “fshesë” për të vjetrit, shkruan Insajderi.

“Qenka nda LDK-ja ne “te vjeter” e “te rinj”. Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit. Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia “pranon”, sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites”, deklaroi Berisha.

“Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes. Mos te harrojme, kur kryetari fillon me i trajtu njerezit si pengesa, partia fillon me i humb te gjithe”, vijon ndër të tjera avokati Berisha. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark