Insajderi
Show

Çka ka ndodhur gjatë verës mes Dolces dhe Limit? Flet miku i tij

Insajderi
19 January 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka ka ndodhur gjatë verës mes Dolces dhe Limit? Flet miku i tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Elton Tozaj, mik i afërt i Lim Hotit, ka zbardhur prapaskenat e jetës private të ish-konkurrentit të “Ferma VIP” në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu.

Ai sqaroi se marrëdhënia e Limit me Albën përfundoi vetëm pak ditë pas daljes nga formati, duke theksuar se ndjenjat ishin kryesisht nga ana e Albës, ndërsa Limi kishte qëndruar neutral. Tozaj hodhi poshtë lajmet për bashkëjetesë, duke treguar se ata qëndruan bashkë në shtëpinë e Limit vetëm një javë përpara se të ndanin rrugët.

Sipas gazetarit, Limi aktualisht nuk kërkon lidhje serioze apo përgjegjësi, pasi prioriteti i tij mbetet familja.

Sa i përket romancës brenda “Big Brother VIP Kosova” me Dolcen, gazetari Tozaj foli edhe për pjesën që u komentua gjerësisht jashtë shtëpisë.

Ai i dha fund spekulimeve se a janë takuar Dolce dhe Limi para se të futeshin në BBVK.

Tozaj zbuloi se dyshja kishin folur para hyrjes në format, por nuk ishin takuar asnjëherë jashtë. Sipas mikut të tij, Limi e gjen veten te Dolce sepse ajo është një personazh i ngjashëm me të, duke lënë të kuptohet se kjo ngjashmëri karakteresh ka bërë që ata të afrohen kaq shpejt brenda shtëpisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark