Insajderi
Lajme

Kryhet mbledhja e LDK’së, më 31 janar mbahet Kuvendi që do të vendos për dorëheqjen e Abdixhikut

Insajderi
19 January 2026 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryhet mbledhja e LDK’së, më 31 janar mbahet Kuvendi që do të vendos për dorëheqjen e Abdixhikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, tha se më 31 janar, kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votë besimi nga Kuvendi i partisë.

“Sikurse rëndom, pati një diskutim gati katër orë, një diskutim i hapur dhe demokratik. Duke filluar nga një analizë e zgjedhjeve dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vetë kryetarit, që të ftohet Kuvendi me datë 31 janar. Në këtë Kuvend, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke ia lënë Kuvendit që të vendosë.”

“Është formë e kërkesës së votëbesimit. Kryetari Abdixhiku do të kërkojë votëbesim.”

“355 delegatë do të vendosin se si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Dhe e dyta, do të ketë një proces tjetër për të ardhur deri te kandidaturat. Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, tha ai. /Ekonomia Online


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark