Insajderi
Lajme

“Doktori” që pretendon se shëron autizmin intervistohet nga Policia e Kosovës

Insajderi
19 January 2026 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Doktori” që pretendon se shëron autizmin intervistohet nga Policia e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Konspiracionisti i njohur në Kosovë që nga koha e pandemisë COVID-19, Arianit Sllamniku, po pretendon se mund ta “shërojë autizmin” përmes rekomandimit të disa barnave që nuk janë të destinuara për përdorim te njerëzit, por për kafshë, shkruan Insajderi.

Për këto pretendime të tij janë aktivizuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës, pas denoncimeve nga familjarë që kanë komunikuar me të.

Insajderi merr vesh se Sllamniku është intervistuar ditën e djeshme nga policia hetuese.

Këtë e ka konfirmuar vetë Sllamniku për Insajderin, duke mos dhënë detaje të tjera se në çfarë cilësie është intervistuar, si dëshmitar apo si i dyshuar.

Sllamniku pretendon se autizmi shkaktohet nga parazitët në trupin e njeriut dhe se, përmes largimit të tyre, fëmijët mund të shërohen. Sipas tij “Vaksinimi, është shkaktari kryesor i autizmit”.

Sipas një analize të thjeshtë të medikamenteve që ai ua rekomandon prindërve t’i aplikojnë te fëmijët, rezulton se këto barna janë të destinuara për përdorim veterinar, kryesisht te kafshët si lopët dhe qentë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark