Insajderi
Lajme

B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes

Insajderi
20 January 2026 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës B2 dhe A3, priten të kthehen në operim gjatë mbrëmjes.

Lajmin e bëri të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo këtë e bëri të ditur, pas një takimi që ka zhvilluar me menaxhmentin e KEK-ut mbrëmë, ndërsa që në operim janë tri njësi (B1, A4 dhe A5) të Korporatës Energjetike të Kosovës ndërsa ekipet teknike janë të angazhuara me tri ndërrime, 24 orë pandalur, për t’i rikthyer sa më shpejt në operim edhe njësitë B2 dhe A3.

“Nga KEK-u presim që gjatë kësaj periudhe të ftohtë kur kërkesa është e lartë, të punojë me 5 blloqe. Ndonëse kjo është sfiduese, TC “Kosova A” ka operuar me të tri njësitë njëkohësisht për 22 ditë që nga 19 dhjetori deri më sot, për çfarë i jemi falënderues secilit punëtor e menaxher, që janë shtylla e sistemit tonë elektroenergjetik. Për krahasim, për 25 vjetët e kaluar KEK-u ka punuar me 5 njësi vetëm 55 ditë në total. Nga menaxhmenti dhe nga çdo punonjës i KEK-ut pres angazhim dhe përgjegjësi maksimale për t’i sjellë të gjitha njësitë në operim dhe për t’i mbajtur në operim gjatë këtyre muajve të ftohtë”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark