Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të martën, më 20 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar gjithsej 742 vendvotime nga 2,557 sa janë në total.
KQZ bën të ditur se rezultatet e rinumërimit do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Insajderi.org/