Insajderi
Botë

Parlamenti Evropian pritet ta pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA’në

Insajderi
20 January 2026 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parlamenti Evropian pritet ta pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA’në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Miratimi i marrëveshjes tregtare BE-SHBA që u arrit në korrik do të pezullohet nga Parlamenti Evropian.

Kështu raporton BBC me burime pranë komitetit të tregtisë ndërkombëtare të parlamentit. Pezullimi do të shpallet në Strasburg nesër pasdite, përcjell Insajderi.

Maarrëveshja Presidentit Trump dhe Ursula von der Leyen u arrit në fushën e golfit të Trump në Skoci në korrik.

Ajo uli tarifat e SHBA-së për të gjitha importet nga BE në 15%, gjë që u pa si një marrëveshje e mirë në atë kohë duke qenë se Trump kërcënonte me taksa importi prej 30%.

Megjithatë, marrëveshja ka nevojë për miratim nga Parlamenti Evropian, por komiteti i tregtisë ndërkombëtare nuk e ka përfunduar ende shqyrtimin e saj.

Të shtunën, brenda pak orësh nga kërcënimi i Presidentit Trump për tarifat e SHBA-së mbi Grenlandën, eurodeputeti me ndikim gjerman Manfred Weber tha se “miratimi nuk është i mundur në këtë fazë”.

Ndërsa marrëveshja po finalizohej, BE pezulloi tarifat e saj hakmarrëse për mallra me vlerë 93 miliardë euro që blen nga SHBA-ja.

Ky pezullim përfundon më 6 shkurt dhe pa zgjatje apo miratim parlamentar të marrëveshjes, tarifat e BE-së për mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi më 7 shkurt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark