Insajderi
Lajme

Osmani pranon ftesën e Presidentit Trump: Kosova përfaqësohet në Bordin Ndërkombëtar të Paqes

Insajderi
21 January 2026 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani pranon ftesën e Presidentit Trump: Kosova përfaqësohet në Bordin Ndërkombëtar të Paqes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar një ftesë personale nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes si anëtare themeluese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe ftesën zyrtare, Osmani u shpreh e nderuar që do të përfaqësojë Kosovën në këtë mision krah për krah me SHBA-të.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt,” u shpreh Presidentja Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark