Insajderi
Lajme

Rinumërimi: Kurti dhe Konjufca kryesojnë me vota të hequra në Ferizaj

Insajderi
21 January 2026 - 11:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rinumërimi: Kurti dhe Konjufca kryesojnë me vota të hequra në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Në Ferizaj, rezulton se numrin më të madh të votave të humbura e ka Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, me një diferencë prej 55 votash më pak.

Pas tij renditen:

  • Glauk Konjufca me 23 vota më pak,
  • Fitim Haziri me 13 vota më pak,
  • Albulena Haxhiu me 12 vota më pak,
  • Artane Rizvanolli me 11 vota më pak,
  • Arbërie Nagavci me 11 vota më pak,
  • Fatmire Kollçaku me 11 vota më pak.

Ky është rezultati nga rinumërimi i 98,68% të vendvotimeve.

Po vazhdon rinumërimi në nivel vendi. KQZ ka procesuar 856 kuti nga 2,557 sosh apo 33,48 për qind të votave të rinumëruara në platformën elektronike të tyre. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark