Insajderi
Lajme

Vdes kosovari në Maqedoni, kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë

Insajderi
21 January 2026 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes kosovari në Maqedoni, kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në Maqedoni të Veriut, pas një vetaksidenti në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.

siç thotë MPB’ja e Maqedonisë së Veriut, viktima doli nga rruga dhe ra në greminë.

I ndjeri ishte 56-vjeçar dhe vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, ka njoftuar MPB atje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark