Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 21 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 937 nga 2,557 vendvotime të planifikuara për rinumërim.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi i fletëvotimeve është përmbyllur plotësisht në 8 komuna, ndërsa procesi po vazhdon në komunat e tjera sipas planifikimit.
Rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet zgjedhore.
KQZ ka theksuar se procesi po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me transparencë të plotë.