Insajderi
Lajme

E rëndë në Fier, 50-vjeçari bie nga kati i gjashtë në tarracën e katit të dytë

Insajderi
21 January 2026 - 18:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Fier, 50-vjeçari bie nga kati i gjashtë në tarracën e katit të dytë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia në Fier, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark