Insajderi
Lajme

Arrestohen katër persona për vjedhje të rënda në Obiliq, tre prej tyre të mitur

Insajderi
21 January 2026 - 21:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen katër persona për vjedhje të rënda në Obiliq, tre prej tyre të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar në Obiliq nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda.

Bazuar në njoftimin e policisë, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë  ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark