Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten

Insajderi
21 January 2026 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për të enjten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore. Gjatë pjesës tjetër të ditës priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa më vonë pasdite dhe në mbrëmje parashikohen reshje lokale, kryesisht në formë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Megjithatë, në disa zona mund të ketë edhe reshje bore, në varësi të vlerave të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark