Insajderi
Lajme

Fyen dhe lënduan një polic, arrestohen dy persona në Rahovec

Insajderi
22 January 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fyen dhe lënduan një polic, arrestohen dy persona në Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec, të martën rreth orës 23:10, dy persona, një grua dhe një burrë, janë arrestuar, pasi kanë refuzuar të ndalen nën urdhrin e zyrtarëve policorë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se ata edhe kanë refuzuar të prezantojnë dokumentet përkatëse.

“Të dyshuarit kanë fyer dhe shtyrë zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime”, tha policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark