Insajderi
Lajme

Policia ekstradon një person dhe transferon një tjetër pas bashkëpunimit me institucionet gjermane dhe hungareze

Insajderi
22 January 2026 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia ekstradon një person dhe transferon një tjetër pas bashkëpunimit me institucionet gjermane dhe hungareze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një të dyshuari nga Kosova për në Gjermani dhe një transferimin e një të dënuari nga Hungaria për në Kosovë. Më 22.01.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani shtetasi gjerman pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, për përfshirje në veprën penale “kontrabanim me migrantë” dhe ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman. Ndërsa më 22.01.2026 është transferuar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Kosovës i dënuar në shtetin e Hungarisë, për veprën penale “Grabitje dhe privim i kundërligjshëm i lirisë” ai pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin hungarez.

Ekstradimi dhe Transferimi u realizuan nën masa të rrepta të sigurisë. Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si edhe aktivitete të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark