Insajderi
Lajme

Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit

Insajderi
23 January 2026 - 12:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit u vu në lëvizje  për dyshimet për manipulim votash në këtë rajon.

Lajmin për aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni dhe ka të bëjë me manipulim votash. Për momentin nuk mund të jap më shumë detaje, por gjatë ditës do të dalim me njoftim”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, deri më tani u konfirmua se është arrestuar një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Mediumi publik raportoi se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ se janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark