Insajderi
Insporti

Olti Haziri mbyll kapitullin me FC Dritën: Ishte nder të rritesha në këtë klub

Insajderi
23 January 2026 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olti Haziri mbyll kapitullin me FC Dritën: Ishte nder të rritesha në këtë klub
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti gjilanas, Olti Haziri, ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me klubin e tij të zemrës, FC Drita. Pas një periudhe të gjatë ku u rrit dhe u formua si lojtar në akademinë e famshme të “Intelektualëve”, Haziri ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në një ambient të ri.

Përmes një mesazhi emocionues drejtuar klubit dhe tifozëve, Haziri ka shprehur mirënjohjen e tij për rrugëtimin që nisi nga grupmoshat e reja e deri në ekipin e parë.

“Kam pasur nderin të jem pjesë e këtij klubi që nga grupmoshat e reja, ku kam marrë hapat e parë dhe jam formuar si futbollist. Falënderoj sinqerisht klubin, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen dhe përvojën gjatë kësaj periudhe,” u shpreh Haziri.

Më tej, ai i uroi suksese klubit gjilanas, duke konfirmuar se është gati për sfidat e radhës në karrierën e tij profesionale:

“I uroj FC Dritës shumë suksese në vazhdim. Unë do të vazhdoj rrugëtimin tim profesional me angazhim dhe motiv maksimal për sfidat e radhës. Faleminderit!”

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur skuadra e re, largimi i Hazirit shihet si një lëvizje strategjike e lojtarit për të gjetur më shumë hapësirë dhe për të treguar potencialin e tij në një projekt të ri sportiv.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark