Insajderi
Insporti

“Takohemi jashtë”, Xhaka ‘kapet’ keq me tifozët/VIDEO

Insajderi
24 January 2026 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Takohemi jashtë”, Xhaka ‘kapet’ keq me tifozët/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i pazakontë ka shënuar ndeshjen e së shtunës në “London Stadium”, ku Granit Xhaka u pa dukshëm i acaruar gjatë një përplasjeje verbale me disa tifozë të West Hamit. Debati ndodhi pranë zonës ku ishin të ulur lojtarët e Sunderlandit, pas bankinës së tyre.

Mesfushori 33-vjeçar, kapiten dhe figurë kyçe e Sunderlandit, u përfshi në shkëmbim fjalësh me tifozët vendas gjatë humbjes 3:1 në transfertë. Situata u tensionua aq shumë, sa që gjyqtari kryesor i ndeshjes, Thomas Bramall, u detyrua ta ndërpresë lojën për disa çaste, duke zhvilluar më pas edhe një bisedë me trajnerin e West Hamit, Nuno Espírito Santo.

Edhe pse nuk ishte aktiv në fushë për shkak të një lëndimi, Xhaka nuk u tërhoq nga përplasja verbale, duke e vazhduar debatin edhe pas përfundimit të takimit. Në një moment, ai madje u pa duke kërkuar që çështja të sqarohej jashtë fushës.

Kamerat televizive u fokusuan për disa çaste te 33-vjeçari, përpara se situata të qetësohej dhe palët të largoheshin. Deri më tani, nuk dihet ende se çfarë e nxiti konkretisht këtë incident.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark