Insajderi
Lajme

Spitali ku punon gruaja e Vitisë rezulton të jetë licencuar kundërligjshëm, Ministria mbron vendin e punës të “zonjës së parë”

Insajderi
24 January 2026 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Spitali ku punon gruaja e Vitisë rezulton të jetë licencuar kundërligjshëm, Ministria mbron vendin e punës të “zonjës së parë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spitali privat “Fati Im” ishte licencuar në mënyrë të kundërligjshme për gjashtë veprimtari shëndetësore. Kjo është konstatuar nga Inspektoratit Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, më 24 nëntor 2025.

Ministrisa e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Vitia, në vend që të shqyrtonte përgjegjësinë e Bordit për Licencim dhe të merrte masa ndaj spitalit, gjetjet e Inspektoriatit i ka cilësuar si “të gabuara”, duke mbrojtur Bordet dhe spitalin privat.

Raportohet se në spitalin “Fati Im” si specialiste e neonatologjisë punon Merita, gruaja e ministrit Arben Vitia. Madje për disa vite, raporton Veriu.info.

Në deklarimin e pasurisë nga Arben Vitia për vitin 2020, ai kishte raportuar si të hyra  pagën e bashkëshortes nga spitali ‘Fati Im” në vlerë mujore prej 1 mijë e 500 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark