Insajderi
Sport

Muriqi në formacion titullar kundër Atletico Madrid – sfidë e madhe në Metropolitano

Insajderi
25 January 2026 - 13:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muriqi në formacion titullar kundër Atletico Madrid – sfidë e madhe në Metropolitano
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi do të jetë nga minuta e parë në një prej ndeshjeve më të vështira të sezonit për Mallorca-n, e cila sonte përballet me Atletico Madrid në kuadër të javës së 21-të të La Liga-s, në Metropolitano Stadium.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë pika kryesore e referencës në sulmin e mysafirëve, ndërsa Mallorca synon të befasojë skuadrën e Diego Simeones në shtëpinë e saj. Muriqi vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i ekipit, me rolin kryesor në repartin ofensiv.

Trajneri i Mallorcës ka vendosur ta nisë ndeshjen me këtë formacion:
Leo Román; Maffeo, Valjent, David López, Mojica; Mascarell, Samú Costa, Antonio Sánchez, Darder, Mateo Joseph; Muriqi.

Në anën tjetër, Atletico Madrid zbret në fushë me emra të mëdhenj si Oblak, Giménez, Baena dhe Julián Álvarez, duke treguar seriozitet maksimal për këtë duel:
Oblak; Marcos Llorente, Pubill, Giménez, Hancko; Giuliano, Barrios, Johnny Cardoso, Baena; Julián Álvarez, Sorloth.

Për Muriqin, kjo përballje është një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll, përballë një prej mbrojtjeve më të forta në La Liga. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark