Insajderi
Lajme

Tri lokale në Shtime ndëshkohen me nga 500 euro për muzikë me zë të lartë

Insajderi
25 January 2026 - 14:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri lokale në Shtime ndëshkohen me nga 500 euro për muzikë me zë të lartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka bërë të ditur se banorët e Shtimes janë ankuar lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga hapësirat e disa lokaleve në rrugën “Imer Devetaku”.

Në njoftimin e policisë thuhet se patrullat policore kanë reaguar dhe ndaj tre pronarëve të lokaleve janë ndërmarrë masa ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në këtë rast janë shqiptuar tri gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 eurosh.

“Pronarët e këtyre lokaleve, në të cilat zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar që të mbyllin lokalet, ndërsa lënda do t’i përcillet inspektoratit të komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme sipas kompetencave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark