Insajderi
Lajme

Komuna e Kamenicës apelon për kujdes nga reshjet intensive dhe rritja e nivelit të lumit

Insajderi
26 January 2026 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Kamenicës apelon për kujdes nga reshjet intensive dhe rritja e nivelit të lumit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, duke filluar nga e marta, 27 janar 2026, nga ora 12:00, priten reshje intensive shiu që mund të shkaktojnë rritje të nivelit të ujit dhe vërshime lokale.

Sipas këtij njoftimi, zonat më të rrezikuara janë ato pranë lumit Kriva Reka, i njohur edhe si Lumi i Shtrembër, në pellgun e Moravës së Binçës. Instituti Hidrometeorologjik ka vlerësuar nivelin e rrezikut si nivel 2, që nënkupton rrezik të moderuar.

Me këtë rast, Komuna e Kamenicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht banorëve që jetojnë pranë rrjedhave ujore dhe zonave të ulëta.

Po ashtu, është bërë e ditur se shërbimet komunale janë në gjendje gatishmërie dhe do të reagojnë në kohë për çdo situatë eventuale që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark